Yll Limani refuzon Emilyn, vajzën e balerinit Ilir Shaqiri

by admin
Spread the love

Këngëtari, Yll Limani ishte një nga të ftuarit në “Big Brother VIP” ku ka argëtuar banorët e spektaklit duke kënduar.

Kështu, duke qenë se vajza e banorit Ilir Shaqirit, ka talent në muzikë, ai i ka kërkuar që ta bëjë një bashkëpunim me Emilyn, vajzën e tij të vetme.

Por, përgjigjja e Yllit nuk ka qenë jo dhe aq pozitive në lidhje më këtë kërkesë.

I ftuar në intervistë për “Top Albania Radio”, artisti tha se do kishte patur dëshirë t’ia shkruante një këngë adoleshentes Emili, sepse në bashkëpunime është i vështirë.

Megjithatë, nuk e përjashtoi si mundësi. “I kam parë pamjet kur Ilirit ia vendosin këngën e gocës dhe normale që emocionohet, se është prind. Edhe unë emocionohem. Ajo ka një zë shumë të bukur”.

Ylli tha se: “Bashkëpunim? Nuk është se kemi diçka konkrete. Më shumë kisha patur qejf të kisha autorësinë e këngës së saj. Unë dua ditë, javë, ndonjëherë edhe vite që të më bindë dikush të bashkëpunoj, sepse jam shumë tekanjoz dhe specifik”.

Ai shtoi se “Unë krijoj rrallë për dikë tjetër, sepse personalisht nuk ndihem mirë. Ti shkruan diçka që të ka dalë nga shpirti dhe ia jep dikujt. Unë dua të jem në paqe me vete, sepse je duke i plotësuar dikujt ëndërr dhe duhet të kujdesesh për ta bërë sa më të bukur”.


You may also like