Yll Limani: Dashnia m’kthehet

by admin
Spread the love

Këngëtari Yll Limani po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore, shkruan rtv21.tv

Por, duket se Ylli këtë verë nuk e ka ndërmend të ndalet. Kështu së paku la të kuptohet mbishkrimi që e la në fotografitë e fundit të publikuar në Instagram.

“Dashnia m’kthehet kur bjen nata…” , ka shkruar Ylli në Instagram ku ka publikuar disa fotografi, fansat janë ata që përmes komenteve lënë të kuptojnë se ky shkrim është pjesë e këngës së re.

”Kaje” titullohet kënga e fundit që e solli muajin e kaluar në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, këngë kjo që po pëlqehet shumë nga publiku këtë po e dëshmojnë edhe klikimet në Youtube. ”Kaje” në Youtube numëron mbi 9 milionë klikime./21Media

You may also like