Yjet e PSG shkëlqejnë ndaj Lorient, fitojnë edhe Marseille, Monaco e Lyon

by admin
Spread the love

Java e 30-të e Ligue 1 ka ulur siparin këtë të diel me kryesuesit e PSG që mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 modestët e Lorient. Ishte një mbrëmje ku shkëlqyen të gjithë yjet e PSG me Neymar që hapi siparin e golave në minutën e 12-të.

Po në pjesën e parë, Kylian Mbappe dyfishoi gjithçka, ndërsa në pjesën e dytë plotësoi edhe dopietën personale, duke e çuar rezulatin në 3-1. Pokeri u plotësua nga Messi në minutën e 73, ndërsa Neymar vulosi rezultatin final të takimit në minutën 90.

Dygolësh edhe për yllin brazialian, ndërsa për Lorient goli i nderit u shënua nga Moffi. Kështu PSG vazhdon e qetë në krye dhe është 12 pikë larg Marseille që e ndjek.

NDESHJET E TJERA – Marseille e vendit të dytë ka mposhtur në transfertë St Etienne në një sfidë ku u shënuan gjashtë gola. Bouanga kaloi vendasit në epërsi që në minutën e 9-të të takimit, por Dimitri Payet arriti të vendoste baraspeshën në minutën e fundit të pjesës së parë me një 11-metërsh.

Në pjesën e dytë, Kolodziejczak shënoi në portën e vetë duke i dhënë edhe avantazhin për herë të parë në këtë takim Marseille, përpara se Dieng me 11-metërsh dhe Harit pesë minuta më vonë të plotësonin pokerin. Rezultati final u vulos nga Douath që ngushtoi diferencat duke e çuar rezultatin final në 4-2.

Fitore ka arritur edhe Monaco po në transfertë, kundër Metzit të vendit të parafundit. Ben Yedder kaloi ekipin nga principata në avantazh, përpara se ekuilibrat të vendoseshin sërish nga Amadou. Megjithatë, goli i Boadu në minutën e 72-të e çoi rezultatin në 2-1 duke i dhënë edhe tre pikët Monacos.

Strasbourgu i vendit të katërt ka mposhtur minimalisht Lens dhe vazhdon luftën për një vend në kupat e Europës. Goli i Ajorque me 11-metërsh vulosi edhe rezultatin final të këtij takimi, ndërsa Kevin Gameiro shpërdoroi një 11-metërsh që kishte shansin t’i jepte edhe golin e sigurisë Strasbourgut.

Lyon ka mposhtur në shtëpi me vuajtje Angers me rezultatin 3-2. Moussa Dembele gjeti i pari golin e avantazhit në pjesën e parë, por Pereira Lage vendosi gjithçka në baraspeshë në minutën e 50-të. Dy minuta më vonë do të ishte sërish Dembele që do të kalonte Lyonin në avantazh, por sërish ekipi i tij nuk do të arrinte dot të mbronte rezultatin.

Këtë herë ishte Boufal që vendosi baraspeshën. Në minutën e 80-të, Tete i dha avantazhin Lyonin për herë të tretë, ndërsa këtë radhë, vendasit arritën të mbronin rezultatin duke dalë me tre pikë nga ky takim.

Montpellier është mposhtur në shtëpi nga Brest me rezultatin e ngushtë 2-1. Talenti i Interit, Martin Satriano zhbllokoi rezultatin, ndërsa Honorat dyfishoi gjithçka në minutën e 79-të. Montpellier ngushtoi diferencat në fundin e takimit me Savanier që shënoi me anë të një 11-metërshi, por pa mundur dot të ndryshonte rrjedhën e lojës.

Edhe Nantes arriti një fitore në transfertë kundër Clermon me rezultatin 3-2. Golat e Blas, Chirivella dhe Kolo Muani mjaftuan për miqtë që dolën nga ky takim me tre pikë. Khaoui dhe Abdul Samed vendosën dy herë baraspeshën provizorisht, por pa arritur dot diçka më tepër.

Troyes sakaq mposhti minimalisht në shtëpi Reims falë golit në minutat e fundit nga Ripart. /oversport.tv

 LIGUE 1 – Java 30

Strasbourg – Lens 1-0
Shënues:
Ajorque (pen) 67’

Clermont – Nantes 2-3
Shënues:
Khaoui 58’, Abdul Samed 63’ / Blas (pen) 43’, Chirivella 62’, Kolo Muani 67’

Metz – Monaco 1-2
Shënues:
Amadou 62’ / Ben Yedder 46’, Boadu 72’

Montpellier – Brest 1-2
Shënues:
Savanier (pen) 90+3’ / Satriano 69’, Honorat 79’

St Etienne – Marseille 2-4
Shënues:
Bouanga 9’, Douath 86’ / Payet (pen) 45+1’, Kolodziejczak (autogol) 60’, Dieng (pen) 68’, Harit 73’

Troyes – Reims 1-0
Shënues:
Ripart 90+2’

Lyon – Angers 3-2
Shënues:
Dembele 26’, 52’, Tete 80’ / Pereira Lage 50’, Boufal 59’

PSG – Lorient 5-1
Shënues:
Neymar 12′, 90′, Mbappe 28′, 67′, Messi 73′ / Moffi 56′

Foto: Paris Saint-Germain, Twitter

You may also like