Yamal mund të vendosë një rekord të ri

by admin
Spread the love

Barcelona do të përballet me Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën dhe mund të jetë një tjetër natë historike për Lamine Yamal.

Ylli i ri spanjoll u paraqit si zëvendësues në gjysmëfinalen ndaj Osasunas dhe ishte autor i një goli në fitoren 2:0 të “Blaugranëve”.

Xavi pritet ta mbajë atë në stol edhe në ndeshjen finale finale, pavarësisht golit të tij, por 16-vjeçari mund të thyejë një tjetër rekord nëse gjen rrjetën kundër Real Madridit.

Ai tashmë mban rekordin e golashënuesit më të ri të Barcelonës, golashënuesi më i ri në historinë e La Ligas, dhe në moshën 16-vjeç e 182 ditë, ai u bë golashënuesi më i ri i Superkupës, kundër Osasunas.

Por, nëse shënon në finalen e së dielës, ai do të kalojë vendin e Ansu Fatit si golashënuesi më i ri në “El Clasico”, të cilin e bëri në moshën 17-vjeç e 359 ditë.

Ndërsa Liga e Kampionëve rikthehet në shkurt, ka edhe një shans për të thyer një tjetër rekord të Fatit, si golashënuesi më i ri në historinë e kompeticionit, në moshën 17-vjeç e 40 ditë.

Me Lamine Yamal që nuk i ka mbushur ende 17-vjeç, ai do të formojë standarde të reja dhe është në rrugën e duhur për një vend në skuadrën e Spanjës për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

You may also like