Xhemal Bushati u jep besën qytetarëve: Do punoj për ju, çdo gjë do jetë transparente

by admin
Spread the love

Kandidati i PD për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushti ka mbajtur fjalën para qytetarëve në Shkodër, ai është shprehur se kërkon besimin e votës së tyre me 6 mars, duke u dhënë fjalën e besën se do të punojë për banorët e Shkodrës.

Kemi biseduar për problematikat por më shumë për vlerat që na bashkojnë të gjithëve. Shkodranët janë të mendshëm. Në takimet që kam pas më kanë kërkuar besën që do u kthejmë qytetarëve bashkinë e Shkodrës. Që të punojmë bashkë për Shkodrën, vetëm të gjithë bashkë mund të ecim para.

Me dashni për Shkodrën dhe përkushtim, nuk është slogan, por është detyra jeme. Janë themelet që do të punoj. Ti shërbejmë të sotmes dhe të projektojmë të ardhmen të gjithë bashkë. Bashkë do të zgjedhim problemet e Shkodrës. Një qytet më të pastër për qytetarët, vizitorët dhe turizmin e Shkodrës. Të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për Shkodrës. Fermerët dhe bujqit janë pjesa më e rëndësishme dhe ne do të punojmë me ta, për t’i mbështetur.

Unë do i shërbej qytetarëve me transparencën më të madh. Shërbimet e bashkisë qytetarët e Shkodrës nuk do i marrin më të bashkia po do shkojë bashkia tek ta. Kjo është motoja jonë. Do bëjmë projekte për të ardhmen e Shkodrës që këto projekte të gjejnë mundësinë e projektimit. Qyteti jonë është qytet turistik, është i bekuar prej Zotit. Me 6 mars ne do të fitojmë. Ne do të fitojmë të gjithë bashkë me gjithë demokratët e shkodrës. Se ne do të punojmë për gjithë Shkodrën për asnjë besim. Unë e kam besimin e demokratëve por sot kërkoj
Po u jap fjalën e besën që uë do punoj për qytetarët e Shkodrës” tha ai.

You may also like