Xhamia e Namazgjasë hapet nesër? Hoxhë Ahmed Kalaja thotë se mund të ndodhë për Natën e Kadrit

by admin
Spread the love

Hoxha i njohur Ahmed Kalaja, shprehet se Xhamia e madhe e Namazgjasë mund të hapet nesër. E mërkura e 27 prillit përkon dhe me “Natën e Kadrit”, një nga ditët më të rëndësishme të muajit të bekuar të Ramazanit.

Prej ditësh punimet për Namazgjanë janë përfunduar dhe pritet inagurimi zyrtar i saj. I ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun”, hoxhë Kalaja tregoi se ende nuk ka një datë fikse, zyrtare, por mendohet se Xhamia mund të hapet nesër.

“Nuk ka akoma diçka zyrtare. Por mendohet të hapet nesër. Mirëpo nuk ka diçka fikse akoma. Ajo është 3,000 m2. 1500 m2 është salla brenda dhe 1500 m2 është ambienti jashtë. Edhe hoxha nuk është vendosur akoma, por kjo mund të bëhet më vonë”, u shpreh hoxha pasditen e sotme.

Xhamia e Namazgjasë është e vendosur në “Rrugën e Elbasanit”, në qendër të Tiranës, dhe thuhet se është më e madhja në rajon, shkruan newsbomb.al. Në vitin 1992 pranë Kuvendit u vendsos një gurthemel me shkrime në shqip dhe arabisht.

Në prill të vitit 2013, 21 vite pas gurthemelit të parë, me rastin e mevludit (ditëlindjes së profetit Muhammed), u nënshkrua marrëveshja mes qeverisë shqiptare, Bashkisë së Tiranës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë.

You may also like