Xhaka: Te Arsenal donin të më hiqnin qafe, vetëm Arteta më respektoi

by admin
Spread the love

Mesfushori me origjinë shqiptare i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka ka folur si rrallëherë për largimin e tij nga Arsenal.

Xhaka theksoi se te “The Gunners” donin ta hiqnin qafe dhe shton se pavarësisht se ishte kapiten, asnjë njeri përveç trajnerit Mikel Arteta nuk tregoi respekt për të.

“Arsenali nuk tregoi respekt për mua edhe pse unë isha kapiten. Ishte e qartë se ata donin të më hiqnin qafe, përveç një personi, Arteta, ai më ka respektuar gjithmonë”-u shpreh Granit Xhaka raporton TopChanel.

Tashmë Xhaka po luan te gjigandi gjerman Bayern Leverkusen dhe po kalon në një formë të jashtëzakonshme.

Po ashtu Leverkusen pas 15-të xhirove të zhvilluara gjendet në pozitën e parë me 39 pikë./Lajmi.net/

You may also like