Xhaka e Bayer Lerverkusen nuk njohin askënd, shembin edhe Eintracht-in 

by admin
Spread the love

Bayer Leverkusenin me trajnerin Xabi Alonso nuk njohin askënd në Bundesliga I, 12 fitore e 3 barazime për 15 javë. 

Nuk njohin humbje dhe kryesojnë me 39 pikë apo kanë shtatë pikë më se shumë se kampioni në fuqi Bayern Munih (dy ndeshje më pak).

Bayer para shikuesve të vet e shembi me rezultat 3:0 Eintracht Frankfurtin, në takimin e javës së 15-të.

Golat i realizuan Boniface (14′), Frimpong (52′) e Wirtz (57′).

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, u paraqit si zakonisht nga minuta e parë për Leverkusenin, duke dhënë atomin e fundi për këtë fitore shumë të ëmbël.

Eintracht renditet në vend të tetë me 21 pikë të mbledhura.

You may also like