Xhaferi: Sot një ditë historike, nuk ka fjalë që e përshkruajnë vizionin e Ali Ahmetit

by admin
Spread the love

Në prag të votimit të qeverisë teknike, Talat Xhaferi, në rrjetin social facebook ka shkruar se sot jemi dëshmitarë të një dite historike. Ai thotë se nuk ka fjalë që e përshkruajnë kontributin dhe vizionin e Ali Ahmetit.
“Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!”, ka shkruar Talat Xhaferi.

MARKETING



You may also like