Xhaferi prezanton prioritetet e qeverisjes në gjuhën shqipe: Avancim i lidhjeve të RMV-së me SHBA, BE dhe NATO

by admin
Spread the love

SHKUP, 28 janar/ATSH/- Talat Xhaferi ka prezantuar sot para deputetëve të Maqedonisë së Veriut, planin e tij për qeverisjen teknike, duke thënë se prioritetin e parë do të ketë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në mënyrë të drejt dhe demokratike.

Duke paraqitur programin e qeverisë teknike, Xhaferi tha se këtë përbërje të qeverisë kalimtare e propozon në bazë të marrëveshjeve të partive më të mëdha politike parlamentare në vend, ku prioritet do të ketë organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Sipas tij, duke e marrë parasysh se kjo qeveri është propozim pas negociatave të partive politike parlamentare dhe është vazhdim i qeverisë paraprake që punonte me programin e punës së qeverisë 2022-2024, dhe se ai e qeveria obligohen të vazhdojnë me zbatimin e plotë, efikas dhe të suksesshëm edhe të politikave të pranuara.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën deri në zgjedhjen e qeverisë së ardhshme politike do të fokusohet në prioritetet strategjike dhe shtetërore të veta konkrete. Në lidhje me prioritetin e lartë të qeverisë që është përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të lira, ‘fair’ (të drejta) dhe demokratike, qeveria në një procedurë të drejtpërdrejtë, transparente dhe ligjore e në bashkëpunim me Kuvendin, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe misionin e OSBE/ODIHR, BE dhe SHBA do të zbatojë të gjitha parakushtet ligjore, institucionale, organizative dhe operative për zbatimin e vullnetit të qartë të qytetarëve duke synuar mundësimin e standardeve më të larta europiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet që të zhvillohen zgjedhje me ligjshmëri të plotë, konsensualitet dhe pranim konsensual të vullnetit elektoral të qytetarëve”, u shpreh Xhaferi para deputetëve të pranishëm.

Ai ka theksuar se “mbajtjen e shkallës së lartë të dialogut, transparencës dhe llogaridhënies. Mbajtja e avancimit të lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, aleancën e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zbatimin e plotë të parimeve dhe vendimeve të marrëveshjeve të rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike, kohezionin dhe stabilitetin e brendshëm dhe integrimin, e suksesshëm euroatlantik”.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like