Xhaferi në takim me Ramën në Mynih: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i nevojiten Evropës

by admin
Spread the love

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot pasdite në Mynih është takuar me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim siç njoftojnë nga Qeveria e RMV-së, u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe miqësia e madhe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e cila siç thuhet, është shembull i fqinjësisë së mirë në rajon, dhe si rrjedhim kontribut për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.

“Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe u konstatua se bashkëpunimi është gjithëpërfshirës, ka një rritje të trendit të shkëmbimit tregtar, dialogu politik është i rregullt dhe në të gjitha nivelet dhe synimi i përbashkët është integrimi evropian i dy vendeve dhe rajonit”.

“Në takim u theksua se të dy vendet, me politika evropiane, i nevojiten Evropës dhe meritojnë të bëhen anëtarë të plotë të Bashkimit deri në vitin 2030 dhe se procesi i negociatave do të mundësojë procese reformuese efektive dhe avancimin të jetesës sipas standardeve evropiane, që është pritshmëria e qytetarëve. Në këtë drejtim, u vlerësua se konfirmimi më serioz politik nga BE-ja për integrim efikas evropian në Ballkanin Perëndimor është Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian. Dhe, u theksua përcaktimi për të avancuar kapacitetet ekonomike, me synimin e rritjes dhe zhvillimit të përshpejtuar ekonomik rajonal, sipas standardeve evropiane”.

“Kryeministri Xhaferi konfirmoi praninë në Konferencë në nivel të lartë kushtuar Planit të rritjes të BE-së, në fund të këtij muaji në Tiranë, duke konstatuar se është një mundësi tjetër për të riafirmuar përkushtimin e rajonit për fuqizimin e mëtejshëm të lidhjes rajonale dhe tregun e përbashkët rajonal, si parakusht për përgatitjen për hyrje në tregun e përbashkët evropian. Dhe, ai konfirmoi praninë edhe në Samitin Evropa Juglindore – Ukrainë, në Tiranë, si një mundësi për të riafirmuar bashkimin me publikun demokrat ndërkombëtar, në mbrojtje të paqes”, thuhet në njoftim.

Në fund shtohet se në takimin në mes Ramës dhe Xhaferit u diskutua edhe për pritshmëritë nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në RMV, duke theksuar rolin e subjekteve politike pro-evropiane që e kanë vendosur vendin në rrugën demokratike euroatlantike dhe para së cilës është realizimi i perspektivave evropiane, për nga rëndësia për të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për rajonin./Telegrafi/

MARKETING



You may also like