Xavit: I vetmi që ka trurin tënd për futbollin është Guardiola

by admin
Spread the love

Xavi Hernández, trajneri i Barcelonës, ​​u hidhërua që nuk arriti fitoren kundër Napolit në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, por në përfundim të lojës pati një moment argëtues me Thierry Henry, ish-shok skuadre te katalanasit, komentator aktual në “CBS Sports”.

Trajneri i Barçës dha një intervistë të shkurtër, në të cilën morën pjesë edhe ish-futbollistët anglezë Jamie Carragher e Micah Richards. Xavi mori lëvdata nga Henry, i cili donte të nënvizonte punën që ai ka bërë në drejtimin e stolit blaugrana.

“Xavi Hernández Creus nga Terrassa, – e përshëndeti Henry dhe më pas e pyeti trajnerin e Barçës nëse mund të kalonin te kanali anglez në intervistë. – Gjëja e parë që duhet të them është se jam i impresionuar me punën që keni bërë.

Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit. Ju keni fituar La Liga-n dhe duhet të jeni krenarë për atë që jeni. Jam shumë krenar që kam ndarë fushën e lojës me ty, më mësove shumë në Barcelonë. Më the që përpara se të mund të flisja, por të tregoja veten në fushë, sepse nuk kisha fituar asgjë në Barcelonë. Duhej të fitoja që të mund të kuptoja se çfarë do të thotë ai klub”.

Pas analizimit të qasjes taktike që treguan katalanasit ndaj Napolit, trajneri Xavi dhe Henry vazhduan të shkëmbenin lëvdata e shaka. Madje, francezi nuk hezitoi ta vendoste atë pothuajse në të njëjtin nivel me Guardiolën, kur ishte fjala për ta kuptuar futbollin: “Unë kam diçka të fundit për ty. Shpresoj që të vazhdosh, sepse truri yt me mua nuk ka krahasim.

I vetmi atje lart me ty është Pep (Guardiola), për sa i përket mënyrës se si e sheh lojën e futbollit. Kësisoji, shpresoj që të ktheheni shpejt, duam t’ju shohim në fushat e blerta. E di që ka ende sezon, por me të gjitha këto ju e dini se çfarë dua të them. Ju lutem kthehuni shpejt”.

Kështu e mbylli Henry, i cili gjithashtu mori fjalë të mira nga Xavi: “Faleminderit shumë Titi, i vlerësoj shumë fjalët e tua. Ti e di që të dua shumë dhe që ke bërë ndryshimin te Barcelona, na ke ndihmuar shumë. Je një mik i madh, faleminderit shumë për fjalët e tua”.

You may also like