Xavi: Skuadra është përmirësuar që kur njoftova se do të largohem

by admin
Spread the love

Xavi, trajneri i Barcelonës , tha se skuadra është përmirësuar që kur njoftoi largimin e tij nga klubi në fund të sezonit.

“Isha i qartë dhe asgjë nuk do të ndryshojë”, tha fillimisht ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri ishte megjithatë i disponueshëm për të ndihmuar Deco, drejtor sportiv, të planifikonte sezonin e ardhshëm

“Penaltia mund ta kishte ndryshuar ndeshjen. Krijuam mundësi për të fituar për më shumë. Është një fitore që na lejon të vazhdojmë në krye. Tashmë e dinim se do të ishte një ndeshje me katër ose pesë mundësi dhe duhej t’i shfrytëzonim ato. Gjërat mund të ndryshonin nëse do të kishim kthyer penalltinë, por besoj se skuadra është përmirësuar që kur thashë se do të largohem”, tha ai pas fitores 1-0 ndaj Mallorca-s, në xhiron e 28-të të La Ligës .

/GazetaBlic Sport/

You may also like