‘West Side Family’ zbulojnë pengun e vetëm në karrierën e tyre: Nuk bëmë dot një…

by admin
Spread the love

West Side Family është pa dyshim një nga grupet muzikore më të dashur e më të pëlqyer edhe sot e kësaj dite. Treshja e famshme e përbërë nga Dr. Flori, Landi dhe Miri u shfaqën për publikun në fillim të viteve 2000 dhe që prej atëherë vijojnë të mbeten një nga grupet më të preferuara në tregun muzikor shqiptar.

Në vitin 2014, grupi i tre çunave do të humbiste përfundimisht një copëz të rëndësishme, kur Dr.Flori do të largohej nga jeta. Pas humbjes së mikut të tyre, Landi dhe Miri vazhduan të çonin përpara dëshirën e tij duke na dhuruar këngë të bukura.

Landi dhe Miri kanë rrëfyer së fundmi në emisionin ‘Në pranga’ se ata kanë ata një peng në jetën e tyre profesionale. Dy çunat zbuluan se pengu i vetëm i tyre është që nuk arritën të bënin një koncert recital kur Flori ishte ende gjallë.

“Nuk bëmë një recital me Florin, ku të përmblidhnim të gjitha këngët tona ndër vite. Ky është pengu më i madh. Ne të dy mund ta bëjmë edhe tani, por nuk është njësoj pa Florin”, u shprehën djemtë. Pyetjes nëse do të kemi një recital nga Landi dhe Miri, dy djemtë iu përgjigjën se nuk e dinë ende.

You may also like