Watzke: Do të gjejmë Haalandin e ri, më parë mund të shkonte tek United

by admin
Spread the love

E ardhmja e Erling Haaland mbetet ende pezull edhe pse shumë media e konsiderojnë të sigurt largimin e tij. Shanset më të larta janë që ai të përfundojë në radhët e Manchester City i cili do ta bëjë norvegjezin lojtarin më të paguar në Premier League.

Megjithatë, për këtë çështje ka folur vetë CEO i Borussia Dormtund, Joachim Watzke. Ky i fundit komentoi për 19:09 Talk se do ta gjejnë një zëvendësues të denjë për Haaland, si dhe zbuloi një prapaskenë merkatoje që ka ndodhur përpara dy vitesh.

“I kemi vendosur Erling Haaland një klauzolë lirimi, pasi në të kundërt do të kishte shkuar te Manchester United përpara dy viteve. Ai ka një vendim për të marrë dhe në fund do të na e komunikojë. Megjithatë, jam i sigurt se ne do të gjejmë Haalandin e ri, për të cilin kemi nevojë”. /oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Facebook

You may also like