Vullnet Selimi: Realizuam 21 vende pune në Shtëpinë e Shëndetit-Shkup

by admin
Spread the love

Vullnet Selimi, drejtor organizativ i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup ka ndarë me opinionin informacionin për realizimin e njëzet e një vende pune, transmeton Almakos.

“ Të nderuar qytetarë, sot jam krenar dhe i lumtur që arritëm të realizojmë 21 vende pune në Shtëpinë е Shëndetit – Shkup.

Që nga marrja e detyrës së drejtorit organizativ në këtë institucion, pa shumë bujë jemi përpjekur të zgjidhim shumë probleme dhe çështje organizative që prekin poliklinikat në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit, por mungesa e resurseve njerëzore ishte një nga problemet më urgjente për të cilën na nevojitej një zgjidhje sa më e shpejtë.

Sot ne nënshkruam 21 vendime pune edhe atë për:

Mjekë

infermierë dhe

personel teknik.

Natyrisht, këto vende pune nuk i plotësojnë të gjitha nevojat e poliklinikave tona, por ne zotohemi që në periudhën në vijim përveç që do të vazhdojmë të përmirësojmë shërbimet shëndetësore, imperativ i joni do të jetë edhe punësim i kuadrit shtesë, sepse jemi të vetëdijshëm se resurset e mjaftueshme njerëzore janë një parakusht bazë për sigurimin e shërbimeve mjekësore me cilësi. “, shkruan Vullnet Selimi./Almakos

You may also like