Vullkani Kilauea në Hawai shpërthen sërish në lumenj llave të kuqe (fotot)

by admin
Spread the love

Vullkani Kilauea në Hawai, një nga më aktivët në botë, ka shpërthyer përsëri dje duke lëshuar llavë deri në 20 metra lartësi.

Kilauea u pa të niste erupsionin e fundit  rreth orës lokale  3:15 sipas shërbimit të gjeologjisë së SHBA.

“Shpërthimit i parapriu një periudhë e zgjatur dridhjesh sizmike”, thuhej në njoftim duke shtuar se kjo është hera e tretë që vullkani vjen në jetë këtë vit, duke nisur nga janari.

Në pamjet nga vendngjarja shihej që llava dilte nga disa çarje të ndryshme në krater.

“Fillimisht lëshimi i llavës kishte lartësi të konsiderueshme, por tashmë lartësia e saj mbetet në 20-25 metra”, thanë monitoruesit duke dhënë paralajmërime për shikueshmërinë dhe fluturimet në rajon.

Kilauea është pjesë e parkut kombëtar vullkanik në ishullin Big Island, që gjendet larg zonave të banuara.

“Për momentin shpërthimi në Kilauea është i kufizuar te maja e malit dhe nuk kërcënon komunitetet, por gazet mund të krijojnë probleme për njerëzit që ekspozohen ndaj tyre”, njoftonin autoritetet në rrjetet sociale.

Kilauea është relativisht më i vogël se vullkani fqinjë Mauna Loa por shumë më aktiv se ai dhe vizitohet me helikopter nga turistë për pamjet e llavës që skuq shpatet e tij.

Kilauea është një nga gjashtë vullkanet aktive në ishujt e Hawai dhe ka shpërthyer vazhdimisht në vitet 1983 e 2019, shkruan rrjeti AFP.


Top Channel

You may also like