Vuçiqi i kërkon admiralit të NATO-s “të mbrojë popullin serb” në Kosovë

by admin
Spread the love

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Munsch.

Ai thotë t’i ketë kërkuar admiralit të NATO-s “të mbrojë popullin serb në Kosovë”.

“Bisedë e mirë me admiralin Munsch. I kërkova NATO-s të mbrojë popullin tonë në Kosovë” dhe “e falënderova për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë”, tha Vuçiqi në Instagram me një foto të takimit me Munsch.

Ndërkaq, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Beta” në prag të takimeve të sotme në Beograd, Munsch tha se misioni i KFOR-it po monitoron me kujdes situatën në veri të Kosovës dhe se është “plotësisht i aftë dhe i gatshëm të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga viti 1999”. /Klankosova.tv

You may also like