Vrasja zbuloi rrjetin e drogës/ Dënohen anëtarët e grupit në Bruksel, mes tyre shqiptarë

by admin
Spread the love

Gjykata Penale e Brukselit ka dënuar 11 persona anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen se kanë marrë pjesë në trafikun e kokainës mes Holandës dhe Italisë.

Dënimet për bandën, pjesë e të cilës janë edhe shqiptarë, filluan nga një deri në 10 vite burg.

Grupi i trafikantëve të drogës  u zbulua kur në prill të vitit 2020 një nga drejtuesit e tij u qëllua për vdekje nga një vrasës me pagesë, në një piceri të vendosur në qendër të Strombeek-Bever. Vrasësi me pagesë raportohet të ketë qenë një shqiptar.

Makina e arratisjes së autorit atëkohë u gjet e djegur në Meise bashkë me armën e krimit kurse shqiptari, u arrestua pak më vonë në Merchtem. 37-vjeçari shqiptar ndodhet ende në paraburgim në pritje të gjykimit.

Në sallën e gjyqit hetuesit thanë se banda prej 11 anëtarësh importoi të paktën 84 kilogramë kokainë nga Kolumbia dhe Holanda, e presoi në Belgjikë dhe më pas e transportoi në Itali me makina me ndarje të modifikuara. Rrjeti i drogës, përbëhej kryesisht nga shqiptarë e bullgarë.

 


Top Channel

You may also like