Vranoci shpallet kampion “Welter” në Austri

by admin
Spread the love

Në mbrëmjen e boksit që u zhvillua në afërsi të Vjenës morën pjesë shumë boksier shqiptarë.

Një nga meçet kryesore të asaj nate ishte edhe dueli mes Dielli Vranocit dhe Anil Ozdemir për titullin kampion të Austrisë.

Vranoci dominoi ndeshjen, por në raundin e gjatë pati një kthesë të madhe.

Të dy boksierët përplasën aksidentalisht kokat dhe gjyqtari shpejt ndërhyri duke ndaluar ndeshjen dhe fitues u shpall Anil Ozdemirin.

Pas rishikimit të videoincizimeve të ndeshjes dhe rrethanave që shoqëruan lëndimin e Vranocit, Federata e Boksit Profesionist të Austrisë rikonfirmoi vendimin e tyre.

Ata kthyen vendimin, duke dhënë fitoren me pikë për Dielli Vranoci.

Me këtë korrigjim, Dielli Vranoci tani shpallet Kampioni i ri i peshës “Welter” të Austrisë. /Lajmi.net/

 

You may also like