Voton Jozefina Topalli: Berisha po i bën një shërbim të madh vendit, shkodranët do shpëtojnë pluralizmin

by admin
Spread the love

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka cilësuar votimin e qytetarëve sot në këto zgjedhje të pjesshme vendore, si një votim për të shpëtuar pluralizmin.

Njëkohësisht, Topalli e ka vlerësuar maksimalisht liderin historik të PD-së, Sali Berishën, duke theksuar se vetëm aim und të arrinte të mobilizonte votën.

“Shqiptarët, në rastin konkret shkodranët, kanë mençurinë për të shpëtuar pluralizmin. Dhe kjo është votë për pluralizmin, për këtë kemi luftuar 30 vjet“, tha Topalli pasi votoi familjarisht në Shkodër.

“Shumica janë për ta ndërtuar jetën në Shqipëri dhe ky është rasti për të ndërtuar pluralizmin dhe për të larguar qeverinë aktuale dhe një opozitë të shitur”.

E pyetur për rolin e liderit historik të PD-së në këto momente që po kalon Shqipëria, Topalli tha: “Berisha po i bën një shërbim shumë të madh vendit. Vetëm ai mund të arrinte ta mobilizonte votën ndaj dhe kjo votë është më shumë se administrative”.

You may also like