Voska Sport fiton 2-1 kontrolluesen me KF Mornar të Tivarit – Shqip

by admin
Spread the love

Klubi I futbollit Voska Sport nga Ohri në kuadër të përgatitjeve për sezonin  pranveror të kampionatit 2023/2024, sot në Ulqin, ka zhvilluar ndeshje kontrolluese me ekipin e KF Mornar të Tivarit, anëtare e Superligës në Malin e Zi. Kjo ndeshje pas 90 minutave lojë ka përfunduar me fitoren e ekipit të Voska Sport me rezultatin 2-1, ndërsa autor të golave ishin dy prurjet e reja në merkaton dimërore, Abdylhadi Jahja dhe Nikola Açimoviç.

Për ekipin nga Ohri ishte kjo kontrolluesja e tretë gjatë fazës përgatitore për sezonin pranverore, ku trajneri Miljan Radoviq ka pasur mundësin që të teston të gjithë futbollistët që ka në disponim

Ekipi do të vijoj me përgatitjet në Ulqin, derisa ditëve në vijim do ju njohim edhe me ndeshjen e radhës kontrolluese./tvklan.mk

 

You may also like