Vosha: Në Strugë udhëtojmë për të fituar

by admin
Spread the love

Fundjava sjell duelet e javës së 20-t të Ligës së Parë të futbollit maqedonas, ndërsa shkaku i transmetimit të drejtpërdrejt në televizionin, duelin e kësaj jave Shkupi kundër Struga Tim Lum e luajnë të shtunën në qytetin e Strugës.

“Pas fitores në javën e kaluar, ekipi me përkushtim ka vazhduar punën, duke parë një disponim të shtuar në mesin e futbollistëve, që me pozitivitet të madh e presin edhe sfidën e radhës.

Trajneri Mlladen Zhizhoviç dhe ekipi i tij gjatë kësaj kohe kanë punuar në vazhdimësi dhe ndjehen të gatshëm edhe për duelin e të shtunës”, shkruan në faqen e FC Shkupit.

Në këtë rast, sulmuesi i krahut Arbi Vosha ka folur për punën dhe pritshmërinë në prag të sfidës në Strugë.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë.

Struga është ekip mjaft i mirë, por ne nuk fshehim më ambiciet tona se në fund dëshirojmë të shpallemi kampion.

Edhe për këtë përballje jemi përgatitur maksimalisht, ndërsa në ekip mbretëron atmosferë shumë e mirë, të gjithë jemi si një familje e madhe dhe mundohemi secili për secilin.

Të gjitha ndeshjet do ti marrim si derbi, deri në arritjen e qëllimit tonë. Nuk e fshehim dëshirën se edhe në Strugë udhëtojmë për të fituar dhe besojmë fortë se në Çair do të kthehemi me tri pikë.

Padyshim se edhe në këtë udhëtim do të kemi me vete lojtarin e dymbëdhjetë “Shvercerat”, të cilët na e lehtësojnë duke na dhënë përkrahje në çdo lojë”, ka thënë Vosha.

Në pesë përballjet e fundit direkte, ekipi shkupjan ka marrë tri fitore dhe ka dy disfata. P

ër ndeshjen e të shtunës që luhet me fillim në ora 14:00, drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Shtipi, Dimitar Pileshkov.

You may also like