VMRO: Në drejtim të popullit është gjuajtur me armë zjarri, ndërsa Spasovski po tenton t’i fshehë provat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Autoritetet kriminele të LSDM-së dhe BDI-së sërish fshehin provat, kësaj radhe për rastin e të shtënave në afërsi të QT Mavrovasja.

Fshehja e provave dhe fshehja e krimeve nga “Merimanga e QT Mavrovasja” tashmë është kthyer në “armë të rreme”.

Një javë pas njoftimit zyrtar të MPB-së, e cila theksonte qartë se në turmën që protestonte paqësisht, personi E.J. nga Shkupi ka shtënë me armë zjarri – pistoletë Walter P99 dhe është drejtuar drejt turmës që po protestonte qetë.

Më pas MPB-ja me shpejtësi ka bërë kallëzim penal, kështu që dje, një javë më vonë, Prokuroria Publike ka njoftuar se arma që MPB-ja ia ka gjetur të dyshuarit është e ndryshme, përkatësisht se ka qenë EKOL Aras Magnum  pistoletë me sinjal zanor.

Në vendngjarje mbrëmjen kur ndodhi incidenti janë gjetur edhe gëzhoja të shkrepura nga armët e zjarrit, jo nga armë e rreme.

Është e qartë si dita – tradhtarët Kovaçevski dhe Spasovski, me ndihmën e Ruskovskës dhe prokurorisë fshehin provat.


You may also like