VMRO ka retorikë anti-shqiptare, me fjalor albanofobik mban elektoratin besnik… – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike i cili është nga radhët e VMRO-DPMNE-së, deklaroi ditë më parë që në Njësinë Zgjedhore numër 6 duhet të shtohet forcat policore, si shkak i problemeve që mund të lindin gjatë procesit zgjedhor.

Analisti Ibrahim Memeti tha se kjo deklaratë është paragjykuese ndaj shqiptarëve se “janë problemtikë”, duke e quajtur propagandë politike kundër shqiptarëve.

“Është kërkesë që realisht paragjykon shqiptarët se janë problematik, se shqiptarët janë problemi dhe mund të ndodh diçka në zonën 6 sepse atje ka shqiptarë. Ma thuaj pra, kur kanë bë problem shqiptarët? Përjashtoje situatën e viteve të 90-ta! Ndaj kjo parafushatë e VMRO-së është në këtë frymë, duke u nisur që nga kjo kërkese e ministrit, heqja e balanserit, kushtetua, edhe çështja e kryeministrit apo presidentit…”, deklaroi Memeti.

Analisti Xhelal Neziri tha se VMRO-DPMNE mbase nuk janë anti-shqiptarë mirëpo kanë retorikë të tillë, sepse e dinë që Maqedonia e Veriut nuk mund të ekzistoj si shtet i vetëm një etnie, mirëpo është shtet multi-etnik.

“Fjalori anti-shqiptar dhe albanofobia që përdor VMRO, gjithmonë fiton tek elektorati i saj. Sepse me frikë dhe me këto ide ata fitojnë dhe kanë disponim tek votuesit e tyrë”, deklaroi Neziri. TvKlan.mk

 

 

You may also like