VMRO-DPMNE: Për shkak të mosndëshkimit, ka ndodhur një vrasje e dyfishtë

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE mëngjesin e sotëm ka deklaruar se struktura politike dhe policore e LSDM-së e ka inkurajuan Palevskin që të përhapë këtë atmosferë toksike dhe të mbjellë urrejtje – për shkak të mosndëshkimit, ka ndodhur vrasja tragjike e dyfishtë.

“Strukturat politike dhe policore të LSDM-së mbrojtën dhe mbyllën sytë ndaj sjelljes së Ljupço Palevski-Palços. Nëpërmjet podkasteve dhe emisioneve të tij në portalin e internetit, ai përhapi urrejtje dhe krijoi një atmosferë toksike. Autoritetet e inkurajuan të ofendonte, shpifte, kërcënonte dhe kur Palevski u ndje mjaft i paprekshëm, iu drejtua shantazhit dhe në fund përfundoi me një vrasje të dyfishtë tragjike” thonë nga VMRO.

Ato gjithashtu shtuan se MPB-ja, Spasovski, Kovaçevski dhe LSDM-ja kanë heshtur për skandalin e 7 muajve më parë, i cili vërteton mosndëshkimin e Palevskit. Rasti i cili ka ndodhur në maj të vitit 2023, ku Palevski dhe grupi i tij janë kapur me armë ilegale ndërsa gërmonin për ar.

MARKETING



You may also like