VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Spasovskit

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE ka reaguar pas informacionit se Vanja Gjorgjievska është gjetur e vdekur. Ata kërkojnë dorëheqje të menjëhershme nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili, sipas tyre, në vend që të merret me gjetjen e Vanjës është marrë me organizimin e samitit.

“Ai është turp për policinë dhe nuk është në gjendje të mbrojë qytetarët. Pse hesht policia për rastin e qytetarit të zhdukur të Velesit? Si lejoi policia e Spasovskit një grup kriminal të bredh në mes të Shkupit dhe të rrëmbejë dhe vrasë qytetarë të pafajshëm? Nuk ka skandal që nuk ka ndodhur gjatë mandatit të tij”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, raporton SHENJA.

 

 

MARKETING



You may also like