VMRO dërgoi në Kuvend informacion për situatën në Këshillin Gjyqësor

by admin
Spread the love




Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe partnerët e koalicionit sot i kanë dorëzuar Kuvendit Infromatat për gjendjen në Këshillin Gjyqësor, të cilët kërkojnë të vendoset si pikë në rendin e ditës të seancës së rradhës plenare të caktuar për 10 maj. Opozita maqedonase kërkon zbardhjen e situatës siç thonë ata, katastrofike dhe konfuze në të cilën ndodhet Këshilli Gjyqësor, e cila çoi në shkarkimin e kryetares Vesna Dameva.  Sipas opozitës, shkarkimi sandaloz i kryetares, nga zëvendësi i saj Selim Ademi, pa asnjë procedurë, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet, dhe Rregulloren e Këshillit Gjyqësor.

Sinkron: Eli Panova, deputete e VMRO-së

“Me dorëzimin e këtij informacioni në Kuvend, kërkojmë përgjigje të menjëhershme dhe të shpejtanga përgjegësit që e çuan Këshillin Gjyqësor në nivelin e një mjeti privat dhe personal për akuza e pazare ndërpartiake, por edhe nga ata që më herët e kanë përkrahur Vesna Damevën, Selim Ademin, Pavlina Cërvenksovskin, Tanja  Çaçarova, të cilët janë zgjedhur pikërisht këtu në Kuvend, nga kolegët e tyre nga shumica qeverisëse”


You may also like