VJENË – Grossi: Misioni i IAEA niset drejt centralit bërthamor në Zaporizhia

by admin
Spread the love

VJENË, 29 gusht /ATSH-DPA/- Një ekip ekspertësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) është nisur drejt centralit bërthamor në Zaporizhia, në Ukrainën jugore, njoftoi sot drejtori i agjencisë, Rafael Grossi.

“Dita ka ardhur, Misioni i Mbështetjes dhe Ndihmës së [IAEA-s] eshte nisur drejt Zaporizhias”, shkroi Grossi në Twitter.

“Ne duhet të mbrojmë sigurinë dhe sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës. Krenar që drejtojmë këtë mision”, shtoi ai.

“Ekspertët e IAEA-s u vendosën të vlerësojnë dëmtimin fizik të centralit, të përcaktojnë funksionalitetin e sistemeve të sigurisë, të vlerësojnë kushtet e stafit dhe të kryejnë aktivitete emergjente mbrojtëse”, tha agjencia.

Vizita në sistemet kritike të sigurisë dhe kontrollit të centralit, nga ekspertë të IAEA, e mbështetur në parim nga të gjitha palët e konfliktit, deri më tani nuk kishte arritur të materializohej për shkak të pyetjes nëse ekipi do të udhëtonte përmes territorit të kontrolluar nga Rusia apo nga territori ukrainas.

Centrali më i madh bërthamor në Evropë, me gjashtë reaktorë, është strategjikisht i rëndësishëm për furnizimin me energji elektrike të Ukrainës.

Centrali, i vendosur në qytetin jugor të Ukrainës, Enerhodar, u rrethua nga forcat ruse në fillim të muajit mars. Luftimet u intensifikuan javët e fundit, duke shkaktuar paralajmërime nga fuqitë botërore për një përshkallëzim potencialisht katastrofik.

Si Kievi ashtu edhe Moska kanë deklaruar se centrali është në rrezik të një katastrofe bërthamore për shkak të sulmeve nga të dy palët. Rusia dhe Ukraina kanë mohuar marrjen e masave kundër objektit.

Informacionet nga të dy palët nuk mund të verifikohen. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like