VJENË – Gewessler: Austria të heqë dorë sa me shpejt nga gazi rus

by admin
Spread the love

VJENË, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Pas kryengritjes së mercenarëve në Rusi, ministrja austriake e Energjisë, Leonore Gewessler ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dërgesave të gazit nga Rusia.

Qeveria në Vjenë i ka vendosur vetes synimin që të heqë gradualisht importin e gazit rus deri në vitin 2027.

Pavarësisht luftës, Austria i merr furnizimet e saj gazit nëpërmjet tubacioneve që kalojnë përmes Ukrainës.

“Situata politike konfirmon se dërgesat ruse nuk janë të sigurta dhe se do të mbetet e tillë në të ardhmen e parashikueshme”, tha sot Gewessler e Partisë së Gjelbër, në Vjenë.

Gewessler kritikoi faktin se mbi 50% e kërkesës së gazit në Austri u importua nga Rusia në prill, krahasuar me rreth 80% përpara luftës.

“Unë mendoj se është krejtësisht e gabuar nëse ne përdorim faturat tona të energjisë për të financuar luftën dhe makinerinë ruse të luftës”, tha ajo.

Përfaqësuesit e industrisë kërkuan zgjerimin e kapaciteteve të tubacioneve në mënyrë që të mund të sigurojnë më shumë gaz nëpërmjet Gjermanisë dhe Italisë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like