Vjen edhe zyrtarizimi: Thiago Motta është trajneri i ri i Bolognas

by admin
Spread the love

Thiago Motta është zyrtarisht trajneri i ri i Bolognas. Tekniku ka zënë vendin e lënë bosh nga Sinisa Mihajlovic dhe ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin kuqeblu deri në 30 qershor të vitit 2024.

Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet nesër në orën 15:00 në sallën e shtypit të qendrës teknike “Niccolo’ Galli”.

Pas aventurës me Spezian sezonin e kaluar, Thiago Motta rikthehet në pankinë, madje tekniku ka filluar menjëherë punë duke drejtuar seancën e sotme stërvitore të Bolognas. / Oversport.tv

Foto: bolognafc.it

You may also like