Vjen edhe zyrtarizimi: Ndombele është afrimi i radhës te Napoli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Goditja e radhës në merkaton e Napolit quhet Tunguy Ndombele. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Napolit me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhej se Ndombele është afruar te Napoli në formë huazimi me të drejtë blerje në fundin e sezonit. Ai ka zgjedhur gjithashtu edhe numrin që do të mbajë veshur në fanellë.

Ndombele do të përfaqësohet me numrin 91 në shpinë për Napolin. Ndombele pritet të marrë në ekip vendim e Fabian Ruiz i cili do të largohet drejt gjigantëve të PSG. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like