Vjen edhe zyrtarizimi, Mauricio Pochettino nuk është më trajner i PSG

by admin
Spread the love

Pritej prej kohësh, por ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi. Mauricio Pochettino nuk është më një trajner i PSG.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi parizien me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se ka përfunduar marrëveshja me teknikun argjentinas dhe stafin e tij.

Tashmë është vetëm çështje kohësh që të zyrtarizohet edhe trajneri i ri. Ai do të jetë Christophe Galtier. Ky i fundit do të bëhet trajneri i 7-të i Paris Saint-Germain, që nga koha kur Qatar Investment Authority ka blerë klubin në verën e vitit 2011. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like