Vjen edhe zyrtarizimi, Hugo Ekitike është lojtar i PSG

by admin
Spread the love

PSG vazhdon të forcojë ekipin për sezonin e ardhshëm. Ata kanë zyrtarizuar edhe afrimin më të ri në klub. Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar të Reims, Hugo Ekitike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Ekitike ka firmosur në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund sezoni.

Një lëvizje kjo që pritej pasi prej kohësh kalimi i tij te kampionët e francës konsiderohej si diçka e sigurt. Ndërkohë që PSG po vazhdon nga puna për të afruar edhe Milan Skriniar nga Interi. /oversport.tv

Foto: psg.fr

 

You may also like