Analistja amerikane denoncon vehabizimin e sajuar serb në Bosnje – Shqip

by admin
Spread the love

Ivana Stradner, analiste nga SHBA dhe bashkëpunëtore kërkimore e Fondacionit Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë dhe eksperte për luftën hibride, propagandën ruse dhe dezinformimin, iu bashkua zërave në rritje që paralajmërojnë rrezikun e ndikimit nga “bota” ruso-serbe në Ballkan.

Stradner komentoi akuzat e fundit të disa mediave serbe, sipas së cilave, “vehabistët po ushtrohen në terrenin stërvitor të Forcave të Armatosura pranë Mostarit”.

“Propaganda serbo-ruse vazhdon t’i hedhë benzinë ​​zjarrit në Ballkan. Tani ata pretendojnë se vehabistët po përdorin poligone për të mësuar të gjuajnë. Ata thonë se po praktikojnë sulmin ndaj serbëve.”

Ajo ndau gjithashtu disa kopertina të mediave të regjimit në Serbi me të njëjtën tematike spekulluese.

Kujtojmë se me të njëjtat teza Serbia justifikoi luftrat dhe krimet në Bosnjë dhe Kosovës, pra duke sajuar fondamentalistë kundër Serbisë. /tesheshi.com/  

 

You may also like