Kuqezinjtë e Milanit nuk duan të presin për trajnerin e ri, takim me menaxherin e…

by admin
Spread the love

Sipas asaj që raporton “Footmercato”, puna e Milanit vazhdon për të kërkuar profilin e trajnerit që do të zëvendësojë Stefano Piolin, i cili po përjeton ndeshjet e fundit si kuqezi. Siç edhe dihet, ka shumë emra që qarkullojnë.

Tiago Mota, Mark van Bomel, Hulen Lopetegi, Paulo Fonseka apo Domeniko Tedesko. Pikërisht menaxheri i këtij të fundit ka me drejtuesit kuqezi një takim që duhet të zhvillohet gjatë javës së ardhshme.

38-vjeçari, i cili ka drejtuar Shalke 04, Spartak Moskë dhe RB Lajpcig, aktualisht është në stolin e Belgjikës dhe ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon të largohet nga udhëheqja belgëve pas Kampionatit Europian të planifikuar për këtë verë.

Pikërisht ky aspekt shqetëson jo pak kuqezinjtë të cilët do të dëshironin të planifikonin merkaton me trajnerin e ri dhe jo të prisnin deri në përfundim të turneut.

You may also like