Vjen edhe zyrtarizimi, Aurélien Tchouaméni është një lojtar i Real Madrid

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare. Aurélien Tchouaméni është lojtari më i ri i Real Madrid. Ka qenë vetë klubi madrilen që ka zyrtarizuar gjithçka me anë të një komunikate në faqen e saj.

Klubi njoftoi se mesfushori francez ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur me “Los Blancos” për gjashtë sezonet e ardhshme. 22-vjeçari kështu është afrimi i radhës në Madrid pas Rudiger.

Për sa i përket kostos së operacionit, Tchouameni i kushtoi Realit 80 milionë euro, plus 20 të tjera në formë bonusesh. Madrilenët bërën gjithashtu me dije se prezantimi i tij zyrtar do të ndodhë më 14 qershor në orën 12:00 në Ciudad Real Madrid pasi tashmë ish-mesfushori i Monacos të kryej vizitat mjekësore. /oversport.tv

Foto: asmonaco.com

You may also like