Maliqi nuk i druhet Prishtinës: Shkojmë për fitore

by admin
Spread the love

Drita e Gjilanit është në presionin e ndeshjes së nesërme (15.00) sepse vetëm fitorja e mban në garë për titull.

Përballja me Prishtinën do të luhet në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtina. 

Drita aktualisht zë vendin e tretë me 62 pikë e ka 4 më pak se lideri Ballkani dhe Prishtina është në vend të pestë me 46 pikë.   

Futbollisti i Dritës Meris Maliqi tha se janë përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme.

“Kemi një ndeshje mjaft të vështirë ndaj një ekipi të fortë, jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme.

Besoj nesër shkojmë për fitore dhe t’i marrim tri pikë”, – ka thënë Maliqi.

You may also like