Grubi dha mesazh për bojkot të zgjedhjeve presidenciale, Fronti Europian nuk merr më shumë se 15-16 deputetë! – Shqip

by admin
Spread the love

Latif Arifi nga VLEN tha se 100 mijë shqiptarë kanë bojkotuar zgjdhjet presidenciale.

Ai tha se deklarata e zëvendëskryeministrit Artan Grubi ka ndikuar që votuesit e BDI-së që mos votojnë në presidencialet.

“100 mijë shqiptarë që nuk votuan për president, kjo është porosi se nuk mund të themi ka pasur bojkot. Ka pasur thirrje për bojkot edhe nga Grubi dhe deklaratat e tij ishte mesazh që aktivistët e BDI-së të bojkotojnë. Po bën dyftyrësi në politikë sepse thirresh në Frontin Europian dhe vlera europiane ndërsa realisht ka bojkot. Fronti le ta harroj se merr 20-25 deputetë, i merr maksimum 15-16 deputetë”, tha Arifi. /TvKlan.mk

You may also like