Vjedhje dhe rrahje regjistron buletini policor i Tetovës këto ditë

by admin
Spread the love

Dyzet vjeçari A.B. nga Neproshteni i Tetovës, dje (2 janar), në ora 16:00, në SPB Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më parë, në Bërvenicë të Tetovës është sulmuar fizikisht nga 45-vjeçari H.R. nga Poroji. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dje (02 janar), rreth orës 19:50 në SPB-Tetovë është thirrur 45-vjeçari B.Sh. nga Çellopeki i Tetovës, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëfshatari i tij 41-vjeçar A.D. se rreth orës 15:00 ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Mbrëmë (03 janar) në orën 04:00, 34-vjeçari E.A. nga Zhelina e Tetovës, ka raportuar se dje rreth orës 16.00, pas një debati të mëparshëm verbal, i afërmi i tij A.U.(27) nga i njëjti fshat para shtëpisë familjare të E.A. e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Pesëdhjetë e dy vjeçari M.F. nga Reçica e Vogël e Tetovës, dje në mbrëmje (02 janar), në ora 21:40 në SPB-Tetovë ka raportuar se i është vjedhur automjeti “Citroen Berlingo” me targa të Tetovës, të cilin në mëngjes e kishte parkuar me dyer të pa bllokuara, në rrugën “Kuzman Josifoski -Pitu” në Tetovë. Po merren masa për gjetjen e mjetit.

You may also like