Vizita e Edi Ramës në Kosovë, policia njofton për mbyllje të disa rrugëve

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e disa rrugëve me rastin e vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Policia e Kosovës gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë, raporton Shqip.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, me 06.07.2023, nga Aeroporti Ndërkombëtar” Adem JASHARI” në drejtim të Prishtinës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftimin e Plicisë.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se në disa segmente rrugore në kryeqytet do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet tutje.

Po ashtu, me datë 07.07.2023, gjatë kthimi të tij nga Prishtina në drejtim të aeroportit, do të aplikohen masat e njëjta.

klankosova.tv

You may also like