KSHZ-ja nuk e pranoi ankesën për votimin në Likovë

by admin
Spread the love

Me propozim të anëtarit të KSHZ-së, Abdush Demiri, u hap materiali i besueshëm zgjedhor nga ky vendvotim dhe me atë rast, siç tha, mungojnë dy fletëvotime dhe prandaj kërkoi që votimi në këtë vendvotim të anulohet dhe të shkarkohet Këshilli zgjedhor.

Nënkryetarja e KSH-së, Ditmire Shehu tha se votimi anulohet vetëm nëse ka numër më të madh të fletëvotimeve në kutinë e votimit, gjë që nuk ishte ashtu.

Anëtarët e KSHZ-së votuan dhe propozimi i Demirit nuk u pranua, ndërkaq ai paralajmëroi se për këtë vendvotim do të ketë mendim të ndarë.

Në mbledhjen e KSHZ-së u pranuan edhe kërkesat për akreditime shtesë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjehdjeve parlamentare më 8 maj.

Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko përkujtoi se nesër, më 30 prill, në mesnatë përfundon afati për paraqitje të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, me parashtrimin e dokumentacionit adekuat mjekësor në Komisionet komunale zgjedhore. Gjithashtu ai theksoi se kërkesat e pranuara të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit janë valide për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

You may also like