Virusi Sinsicial po prek mushkëritë e bebeve! Numër i lartë i shtrimeve në spital, çfarë këshillojnë mjekët

by admin
Spread the love

Në këtë situatë të ngarkuar epidemiologjike ku qarkullon grip, Covid e viroza të shumta, fëmijët e vegjël kryesisht ata 0-2 vjeç, janë më të riksuar nga virusi respirator “Sinsicial”, i cili u bllokon mushkëritë bebeve të vogla, ndaj pjesa më e madhe e tyre shtrohen në spital.

“1 në 2 vizita të fëmijëve rezultojnë të prekur nga virusi respirator Sinsicial, sidomos nga mosha 0 deri në 2 vjeç. Pjesën më të madhe të këtyre rasteve i mbajmë të hospitalizuar. Komplikacionet janë të menjëhershme”, tha mjekja pediatre e QSUT, Lori Gjoni.

Kollë temperaturë e lartë e cila ulet më vështirësi edhe me barna si dhe të vjella e diare, janë simptomat  me të cilat paraqiten fëmijët e vegjël në shërbimin pediatri, ku numri i vizitave ka shkuar deri në 400.

“E kam pas me 38 e gjashtë vija dhe me dhimbje barku”; “Çuni ka qenë me temperaturë”;  “Kishte të vjella”, thotë disa nga prindërit.

“Gjatë ditës së djeshme janë kryer rreth 300 deri në 400 vizita”, thotë mjekja.

Por edhe kur fëmija kalon një situatë gripale në momentin që shkon në shkollë, kopësht apo çerdhe, situata mund të përsëritet, pasi bie në kontakt me një tjetër virozë të cilën po e kalon shoku i bankës.

“Duke qenë se virozat krijojnë kompromentime të kushteve imunologjike në organizëm, ky u fundit fton një virozë, fton një tjetër dhe krijon mbivendosje virozësh, pasi turpi ka imunitet të ulët”, sipas Gjonit.

Por çfarë këshillojnë mjekët për prindërit?

“Mos i çoni nëpër lodra apo në kontakt me fëmijë të infektuar. Lëngjet e frutave duhet të jenë patjetër të pandara.”


Top Channel

You may also like