Villarreal më këmbë në tokë, Liverpool një hap larg finales së Champions

by admin
Spread the love

Liverpool riktheu me këmbë në tokë Villarreal, pasi e mundi me rezultatin e pastër 2-0 në gjysmëfinalen e parë të Champions League me një ndeshje të dominuar totalisht.

Liverpool e kishte të qartë se duhet ta zgjidhte ndeshjen që sot dhe u hodh në sulm që në fillim. Rastin më të mirë “The Reds” e patën pas gjysmë ore lojë, me Luis Diaz që u ndal nga portieri Rulli.

Mohamed Salah dhe Thiago ishin ata që tentuan në pjesën e parë të gjenin rrugën e rrjetës, pa ia dalë dot. Pesë minuta nga nisja e fraksionit të dytë Fabinho shënoi, por për fat të keq ishte në pozicion jashtë loje.

Nuk vonoi shumë dhe ndeshja u zhbllokua, nga një autogol i mbrojtësit Estupinan. Tentativa e Rulli për ta devijuar shkoi dëm dhe skuadra e Klopp e pa veten në avantazh.

Liverpool shfrytëzoi momentin dhe dy minuta më pas shënoi edhe Sadio Mane. Goditje e rëndë për Villarreal, ndërkohë që “The Reds” mbeten në sulm.

Robertson më pas u ndal nga anësori për pozicion jashtë loje, pasi shënoi, kurse Luiz Diaz më pas nuk e realizoi dot golin e tretë. Deri në fund nuk pati gol tjetër dhe Liverpool me shifrat 2-0 është shumë pranë finales.

CHAMPIONS LEAGUE – GJYSMËFINALET

Liverpool-Villarreal 2-0
Shënues:
Estupinan (aut.) 53’, Mane 55’

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like