Videoja dramatike nga Itali: Shpëtimi me not nga fqinjët i një nëne dhe fëmijës së saj

by admin
Spread the love

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e valës së motit të rënduar që goditi rajonin italian të Emilia Romagna.

Në qytetin e Cesena lumi Savio ka dalë nga shtrati duke vërshuar frikshëm dhe shumë njerëz janë ngjitur në çatitë e shtëpive për shkak të përmbytjes, ndërsa karabinierët kanë ndihmuar dhjetëra të moshuar të largohen nga katet përdhese ku jetojnë.

Të tjerët u shpëtuan nga fqinjët, si një grua që jetonte në katin e parë dhe ishte bllokuar me një fëmijë të vogël, sipas La Repubblica.

Dy persona, ndoshta fqinjë, arritën t’i shpëtonin të dy pasi uji po ngrihej me shpejtësi.

@la.repubblica A Cesena la situazione è sempre più grave, molte persone sono bloccate sui tetti in città e nella provincia. Diverse persone si sono messe in salvo nuotando. Altre salvate dai vicini, come la donna che a pianterreno ha chiesto aiuto, rimasta bloccata con una bambina piccola. Alcune persone, probabilmente dei vicini, si sono tuffate e sono riuscite a salvare tutte e due, mentre la piena cresceva rapidamente. #cesena #maltempo #emiliaromagna #romagna ♬ suono originale – la.repubblica

“Në thelb, ne po përjetojmë një tërmet të ri. Presidenti i Republikës Sergio Mattarella dhe Kryeministri Giorgia Meloni janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet tona lokale”, tha presidenti i rajonit Emilia Romagna, Stefano Bonacini.

Mbrojtja Civile e vendit nënvizon se “zona e përmbytur, me dëme të pallogaritshme, është e madhe dhe në këtë fazë janë në rrezik edhe anëtarët e ekipeve të shpëtimit”. Krahas përmbytjeve, ka edhe shumë rrëshqitje dheu, të cilat janë gjithashtu një rrezik i madh për ata që lëvizin në rrugët e vogla rurale.

Në të njëjtën kohë, komuna e Bolonjës u bëri thirrje qytetarëve që të largohen nga dyqanet dhe banesat përdhese.

“Më shumë se shtatëqind zjarrfikës janë duke punuar në zonat e prekura. Për momentin, prioriteti ynë kryesor, natyrisht, është të shpëtojmë njerëzit që janë në rrezik”, tha ministri i Brendshëm italian Matteo Piadendozzi.

You may also like