(VIDEO) Zjarri i madh përhapet, angazhohen edhe helikopterë për ta shuar

by admin
Spread the love

Qendra e Menaxhimit të Krizave ka njoftuar se zjarri i nisur dje  në orët e vona të pasdites, në territorin e Komunës Çeshinovë – Obleshevë, ka vazhduar të përhapet me intenzitet të shtuar në një hapësirë me bar të thatë, shkurre dhe pyje.

Mëngjesin e sotëm zjarri ka lëvizur në hapësirën e fshatrave Vërbicë, Rajçan, Bunish dhe Tursko Rudare, ndërsa është përhapur edhe në territorin e Komunës së Probishtipit, duke lëvizur në drejtim të një pylli me drunj cilësor.

“Për të parandaluar hyrjen e zjarrit në pyll por edhe për të mos rrezikuar fshatrat përreth, në shuarjen e zjarrit përveç zjarrfikësve nga Koçani dhe Probishtipi janë përfshirë edhe dy helikopterë të policisë dhe një Air Traktor”, ka njoftuar Qendra. /SHENJA/

MARKETING




You may also like