(VIDEO) Zgjedhjet e dyfishta do ti kushtojnë shtetit mbi 10 milionë euro

by admin
Spread the love

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), sot në Shkup kanë  organizuar  panel diskutim i ashuquajtur “Reklamimi  politik dhe integriteti i  zgjedhjeve”.

Drejtori i Agjencisë së mediave , Zoran Trajçevski, tha se reklamimi politik rregullohet me kodin zgjedhorë dhe përcaktimin e mjeteve dhe kohës. Ai tha se qendrojnë dy aspkete të rëndësishme, mjete, kohë dhe parti. Trajçevski theksoi se këto zgjedhje të dyfishta pritet shtetit ti kushtojnë më shumë se 10 milion euro.

ZORAN TRAJÇEVSKI,KRYETAR I AGJENCISË PËR SHËRBIME MEDIATIKE AUDIO DHE AUDIOVIZUELE

“Sa i përket mjeteve,  nga viti 2019 reklamimi i paguar politik, i publikuar nga radiodofuzerët,  mediat e shtypura dhe mediat online, financohen  nga parat e qytetarëve të Maqedonisë nga buxheti i shtetit. Siç dihet edhe për opinionin, këtë vit për reklamimin e paguar politik për zgjedhejt presidenciale dhe parlamentare, parashihet që shteti do të shpenzojë më shumë se 10 milion euro. Këto mjete 90 përqindë do ti takojnë katër partive politke, dy parti më të mëdha të pozitës dhe dy më të madha të opozitës, që në zgjedhjet e fundit parlamenare kanë marrë më shumë vota”.

Ndërkaq, nënkryetarja e Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Ditmire Shehu, deklaroi se burimet për financimin e partive politike gjatë punës së tyre të rregullt, janë pubike dhe private.

DITMIRE SHEHU,NËNKRYETARE E KOMISIONIT SHTETËRORË ZGJEDHOR

“Burimet publike për financimet e partive politike janë mjete të cilat janë të siguruara nga buxheti i Maqedonisë së Veriut, dhe atë 0,15 përqind nga shuma e përgjithshme e të ardhurave burimore të buxhetit. Mjetet ndahen në këtë mënyrë, 30  përqindë të mjeteve nga vlera e përgjithshme, të cilat janë të siguruarë nga buxheti shpërndahen në mënyrë të barabartë, nga të gjithë partitë politike, që kanë fituar të paktën 1 përqindë të numrit të përgjithshëm të votave në zgjedhjet e fundit”.

Në këtë panel diskutim, i pranishëm ishte edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Mlladen Çadikovski, i cili tha se në kohë të zgjedhjve egzistojnë persona që hapin mbi 10 portale, duke mos e ditur se kush qendron pas tyre, që në këtë mënyrë duke u fshehur dhe  manipuluar fitojnë para.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like