(VIDEO) Zaev: Nuk ka përparim për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë

by admin
Spread the love

Për momentin nuk ka asnjë përparim në zgjidhjen e kontestit dhe  bisedimet do të vazhdojnë pas zgjedhjeve në Bullgari. Kështu deklaroi kryeminsitri Zoran Zaev dhe shtoi se zgjedhjet në shtetin bullgar janë caktuar për në nëntor dhe atëherë pritet dritë jeshile  nga Bullgaria për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor. Zaev tha se ajo që do të dakordohet me Bullgarinë do të realizohet kur vendi të marrë mbështetje për fillim të bisedimeve.

Zoran Zaev, kryeministër

“Të gjithë e dijmë mirë të kaluarën tonë,  i njohim tradhtitë që u bënë në atë kohë me okupatorin, gjermanin, italianin dhe bullgarin që ishin këtu. Por a do të shtrëngojmë dhëmbët dhe do të jemi evropianë pa humbur asgjë nga historia jonë, pa ndryshuar asgjë nga historia jonë, por a do të shkojmë me mënyrën evropiane të komunikimit, bashkëpunimit dhe do t’i japim një shans brezave të ardhshëm, pa fajësuar qëllimet breza të trashëgimtarët, fëmijët dhe nipërit e mbesat. A është kjo një arsye për t’u pikëlluar për të kaluarën tonë dhe për të qëndruar në të kaluarën tonë ose për t’u cilësuar se ishte një pakicë, e personazheve të veçantë të njerëzve, dhe kombi ynë është antifashist. A do t’i japim një të ardhme një shans për ta ndërtuar atë si evropian dhe për të qenë në Evropë, janë vendimet që duhet të marrim”.

Ndërtimi i miqësive sipas kryeministrit duhet të shkojë në mënyrë bilaterale dhe të dyanshme. Të gjitha hapat e ardhshëm që do t’i marrim,shtoi ai do t’i marrim me mbështetjen nga ana e Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut, për rrugën evropiane. Në dhjetor pritet sipas pritshmërive të tyre mbajtja e konferencës së parë ndëkombëtare.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like