VIDEO/ Ylber Ramadani gjen golin e parë në Seria A, ndëshkon skuadrën e shqiptarëve me një goditje nga distanca

by admin
Spread the love

Ylber Ramdani gjen golin e parë në Seria A. Mesfushori i Kombëtares ka shënuar golin e fitores së Leçes ndaj Frozinones në minutën e 89-të.

Ramadani u tregua i saktë me një gjuajtje nga distanca duke mposhtur skuadrën e shqiptarëve, Çuni dhe Ibrahimoviç. Takimi u mbyll me fitoren e Leçes në shifrat 2-1, ku goli i Ramadanit pati vlerën e tri pikëve.

Ylber Ramadani është titullar i padiskutueshëm te Leçe dhe sot u shpërblye me gol në limitet e ndeshjes. Te Frozinone, sulmuesi i Kombëtares Marvin Çuni nuk ishte prezent në këtë ndeshje, madje 22-vjeçari nuk ishte as i grumbulluar për këtë sfidë. Arijon Ibrahimoviç e nisi titullar ndaj Leçes dhe u zëvendësua në minutën e 77-të. Medon Berisha nuk u preferua te Leçe në këtë takim, të cilin e ndoqi nga stoli.

Goli i Ramadanit (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

You may also like