(VIDEO) Xhaferi takon emisarin gjerman, theksohet mbështetja e Gjermanisë për RMV-në

by admin
Spread the love

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me përfaqësuesin special i Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saraçin. Аrsyeja e këtij takimi ishte rikonfirmimi i mbështetjes së Gjermanisë për hapin e ardhshëm në integrimin europian, pasi sipas tyre, thelbësore është që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të sigurojnë anëtarësimin në BE në një proces të pandërprerë.

QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT

“U vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut është në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm të zhvillimit demokratik, kur duhet të mbajë zgjedhje të tjera të drejta dhe demokratike, por edhe të realizojë integrimet evropiane”

Sipas informacioneve, në pjesën e integrimeve europiane, është theksuar se vendimi në Kuvend, i cili do të plotësonte të vetmin kusht të Kornizës së negociatave dhe Maqedonia e Veriut do të hynte në proces negociator, është gjithashtu i rëndësishëm për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Xhaferi e ka falënderuar  Gjermaninë si shtetin më të madh anëtar të BE-së dhe konkretisht angazhimin personal dhe aktiv të përfaqësuesit të lartë gjerman Saraçin, për mbështetjen e vazhdueshme të perspektivave të Maqedonisë së Veriut, si dhe rolin udhëheqës dhe të përgjegjshëm në të ardhmen evropiane të Ballkanin Perëndimor. /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like